Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo ka kritikuar Afrikën e Jugut për pranimin e më shumë se 200 mjekëve kubanë për të ndihmuar në luftën kundër virusit.
Pompeo akuzoi Kubën se po përfiton nga pandemia, raporton agjencia e lajmeve AFP, transmeton portali arbresh.info.
“Ne i duartrokasim liderët në Brazil dhe në Ekuador dhe Bolivi dhe vendet e tjera që kanë refuzuar të bëjnë një sy të verbër ndaj këtyre abuzimeve nga regjimi kuban”, tha Pompeo.
“Dhe [ne] i kërkojmë të gjitha vendeve të bëjnë të njëjtën gjë, përfshirë vendet si Afrika e Jugut dhe Katar”.
Ekipi i mjekëve kubanë mbërriti në vendin afrikan të Dielën natën. Ato përfshijnë mjekë të familjes, epidemiologë, ekspertë të bioteknologjisë dhe inxhinierë të teknologjisë së kujdesit shëndetësor.
Presidenti kuban Miguel Diaz-Canel reagoi ndaj Pompeo duke shkruar: “Shtetet e Bashkuara gënjejnë qëllimisht kur sulmojnë bashkëpunimin ndërkombëtar mjekësor të Kubës me gënjeshtra dhe shpifje”./arbresh.info/
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...