Të gjithë tatimpaguesit dhe individët e interesuar, të cilët konsiderojnë se mund të jenë përfitues të ndihmës financiare sipas VKM së datës 27 mars, por kërkesa e tyre është refuzuar, kanë afat përfundimtar për të paraqitur ankesë sot deri në orën 12:00.
Kjo kërkesë, sipas DPT-së, mund të dërgohet përmes adresës e-mail të drejtorive rajonale.
“Është e rëndësishme që kërkesa/ankesa e dërguar nga individët duhet të përmbajë NIPT e subjektit në të cilin është i punësuar dhe ka aplikuar, si dhe NID përkatës të individit, ndërkohë që tatimpaguesi në kërkesën/ankesën e tij duhet të vendosë NIPT-in e subjektit”, thuhet në njoftimin e DPT-së.
DPT siguron se çdo ankesë e paraqitur, në lidhje me refuzimin e aplikimeve, të dërguara nga individët/subjektet në adresat e-mail të Shërbimit për Tatimpaguesit, po shqyrtohet dhe trajtohet me korrektesë maksimale./bw
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...