Modelja e njohur, Gigi Hadid, është shtatzënë dhe në pritje të fëmijës së parë bën të ditur TMZ.
Ndërsa babai i fëmijës së saj, është këngëtari britanik, Zayn Malik, i cili u bë i famshëm me grupin “One Direction”, dhe tash po vazhdon solo karrierën, shkruan portali arbresh.info
Dyshimet për shtatzëninë e bukuroshes së Victoria’s Secret kishin nisur nga fotografitë e festës për ditëlindjen e saj të 25-të, ku shihej që barkun e kishte më të fryrë.
Sipas TMZ, Gigi është në javën e 20-të të shtatzënisë dhe në këtë kohë akoma nuk e di gjininë e fëmijës.
Hadid dhe Malik nisën lidhjen në vitin 2015, kur ishin njoftuar në xhirimet e videoklipit muzikor, “Pillow Talk”. Që atëherë, ata u bënë të pandashëm për një kohë, mirëpo u ndanë befasisht në vitin 2018, për t’u rikthyer bashkë në vitin 2019. /arbresh.info/
Abdixhiku pas konstituimit të Kuvendit: LDK do të jetë zë i ...
Kuvendi u konstitua – Çfarë pritet tash?
Osmani uron Haxhiun për detyrën, kërkon bashkëpunim ndërinst...
“Qëndroni në ambientet e Kuvendit, sot votohet Qeveria...
Konstituohet Kuvendi i Kosovës
Kamberi uron Albulena Haxhiun për zgjedhjen si kryetare e Ku...