Zëvendësministrja plotësuese e MPB-së, Slavjanka Petrovska tha se “hetimi për videon e publikuar, ku shihet kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski dhe policët në fitnes ende s’ka përfunduar”.
“Sa i përket incizimit të publikuar të Mickoskit dhe policët në fitnes, dua të njoftoj se MPB ende nuk ka vërtetuar për cilën periudhë bëhet fjalë”, shkruan Petrovska, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ajo tha se ende s’ka përfunduar hetimi kështu që edhe ministri Çulev nuk mund të thotë se hetimi ka përfunduar.
Ajo theksoi se rasti me Mickoskin nuk do të mbyllet “për shkak se dikush ka dhënë urdhra që me çdo kusht ta mbrojë Mickoskin dhe Bisovskin”.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...