Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me dy kryetarët e komunave atë të Skenderajt, Bekim Jashari, dhe të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, sot janë takuar me akterët kryesor të institucioneve shëndetësore në nivel rajoni, duke përfshirë drejtorët e Shëndetësisë, të QKMF-ve, të Spitalit Rajonal të Mitrovicës, dhe një pjesë të personelit shëndetësor të tij, raporton arbresh.info.
Ky takim është mbajtur në ambientet e Spitalit Rajonal të Mitrovicës, me qëllimin e vetëm të krijohet një mobilizim i përbashkët në këtë regjion, për të menaxhuar këtë situatë në mënyrën më të mirë që qytetarët tanë dhe stafi mjekësor të jenë të mbrojtur nga virusi COVID-19.

Fillimisht kryetari Bahtiri falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe gatishmërinë e tyre për të diskutuar rreth një strategjie të përbashkët në parandalimin e këtij virusi, në mënyrë që kjo gjendje të tejkalohet me angazhim maksimal dhe me sa më pak raste të prekura në nivel rajoni.
Në këtë takim kryetari Bahtiri dhe kryetarët Jashari dhe Tahiri potencuan se janë shumë falënderues ndaj punës së palodhshme të të gjithë mantelbardhëve, duke i inkurajuar ata që të vazhdojnë me këtë vullnet dhe përkushtim për tu dalë në ndihmë të gjithë qytetarëve pa dallim, me shërbime sa më cilësore dhe efikase, për tejkalimin e kësaj situate të krijuar si pasojë e virusit COVID-19.
Nga ky takim kryetarët e komunave së bashku me drejtuesit e institucioneve shëndetësore u dakorduan që fillimisht shërbimet mjekësore për qytetarë të jepen përmes QKMF-ve, ndërsa rastet të cilat nuk mund të gjejnë trajtim në ato qendra dhe rastet urgjente të delegohen tek Spitali Rajonal i Mitrovicës, si dhe të krijohen linja telefonike mes QKMF-ve dhe Spitalit për koordinim më të mirë në trajtimin dhe ofrimin e shërbimeve mjekësore për të gjithë qytetarët, pavarësisht situatës në të cilën gjendemi në luftimin e kësaj pandemie. /arbresh.info/
Real Madridi pritet t’i jep edhe një sezon yllit të tyre për...
EUROPOL shënjestron propagandën online të Gardës Revoluciona...
Rama takon ambasadorin italian, diskutohet për fuqizimin e t...
Raportohet për tre studentë të arrestuar në protestën në RMV...
Mexhiti: Jemi marrë vesh me Mickoskin, për tre muaj rregullo...
KQZ publikon listat me 902 kandidatët e certifikuar për depu...