Legjenda holandeze, Ronald de Boer ka pranuar se është befasuar nga mbrojtësi Matthijs de Ligt që zgjodhi Juventus-in para Barcelonës ose Manchester City-t.
Ish ylli i Ajax gjatë verës u kërkuar nga skuadrat më të mëdha, pasi një sezoni të mrekullueshëm, në të cilën arritën të kualifikohen deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Por, pavarësisht ofertave nga Barcelona, PSG e City, holandezi zgjodhi t’i bashkohet Juventus-it.
Ronald ka thënë se ishte befasuar nga ky transferim sepse do adaptohej me lehtë të klubet e tjera.

“Isha i befasuar, sepse kishte klube të interesuara, që kishin taktika të njëjta me Ajax, si City dhe Barcelona. Për të do ishte më e lehtë të adaptohet”.
“Mendova se do bënte tjetër zgjedhje, por e respektojë vendimin e tij. Në fillim, u fokusua më shumë në mendime dhe nuk i besoi talentit”, theksoi ai.
De Ligt ka arritur të jetë në formacionin e parë të “Zonjës së Vjetër” dhe është në formë të mirë./arbresh.info.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1