Real Madrid po vëzhgon të riun e Penarol, Facundo Pellistri dhe mund të bëjë një ofertë për të.
18-vjeçari është shikuar gjerësisht nga skauti i skuadrës spanjolle Juni Calafat, i cili gjithashtu bleu Vinicius Junior dhe Rodrygo, dhe ata janë të bindur se ai ka potencialin të bëhet yll.
Me vlerë rreth 9 milionë euro, anësori nënshkroi një marrëveshje të re në shkurt e cila e lidh atë me skuadrën uruguaiane deri në vitin 2022, dhe Reali është i vetëdijshëm se ata përballen me konkurrencë të fortë për nënshkrimin e tij, raporton Goal, përcjell lajmi.net.
Manchester City, Atletico Madrid, Boca Juniors dhe Flamengo kanë treguar të gjithë interes për Pellistri, ndërsa Wolves, Valencia dhe Napoli janë shtuar gjithashtu në raportet e fundit.
Por Real Madridi, pasi e solli Fede Valverde nga Penarol në vitin 2016, ka një marrëdhënie të mirë me klubin dhe janë të sigurt se nuk do të ketë probleme kur të fillojnë bisedimet.
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4