Federata e Futbollit të Argjentinës ka vendosur t’i përfundojë para kohe të gjitha garat e saj për shkak të krizës së koronavirusit.
Ky vendim vjen vetëm tre ditë pasi Eredivisie në Holandë u suspendua përfundimisht për të njëjtat e arsye.
Dallimi i vetëm është se në Argjentinë tashmë kampion edhe matematikisht është shpallur Boca Juniors, ndërsa në Holandë viti 2020 do të kujtohet përgjithmonë si nje vit pa kampion.
“Të gjithë garat kanë përfunduar, dhe nesër ky vendim do të ratifikohet nga komiteti ekzekutiv”, tha numri një i AFA, Claudio Tapia për TNT Sports.
“Ne do të kthehemi në fushë vetëm kur autoritetet na japin dritën e gjelbër se nuk rrezikohet shëndeti, do të luajmë vetëm kur mendojmë se është koha e duhur”. /Gazeta Express/
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...
Bisedimet SHBA-Iran do të fillojnë në ditët në vijim
Presidenti i Federatës së futbollit turk u premton lojtarëve...