Kina bëri të ditur se nuk pranon asnjë hetim ndërkombëtar, duke mbrojtur idenë se kërkesat për hetim lidhur me origjinën e koronavirusit të ri (COVID-19) kanë “motiv politik”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ambasadorja kineze në Britani të Madhe, Chen Wen në një deklaratë për BBC ka bërë një vlerësim lidhur me pretendimet e bëra kohët e fundit se COVID-19 është përhapur nga një laborator në qytetin Wuhan në rajonin Hubei të Kinës.
“Nuk pranojmë asnjë hetim ndërkombëtar. Hetimi i pavarur bart plotësisht një motiv politik. Ne aktualisht po luftojmë me virusin. Të gjithë përpjekjen tonë e kemi intensifikuar në luftën kundër virusit. Përse flisni për këtë hetim? Kjo jo vetëm shpërndan vëmendjen, por kthen edhe burimin në drejtim tjetër”, tha Wen.
Lidhur me hetimin e burimit, Wen tha se “Kjo është një iniciativë me motiv politik. Unë nuk besoj se askush nuk mund të pajtohet me këtë. Kjo nuk është në të mirën e askujt”.
Duke mbrojtur idenë se rreth burimit të COVID-19 ka shumë retorika, Wen pretendon që këto retorika janë shumë të rrezikshme.
Debati për burimin e virusit që vazhdon prej disa kohësh mes SHBA-së dhe Kinës u rrit me deklaratën e bërë nga Zhong Nanshan, një nga epidemiologët e njohur të Kinës i cili ka thënë se “Shfaqja e COVID-19 për herë të parë në Kinë, nuk nënkupton që burimi është Kina”.
Bazuar në disa burime, javën e kaluar shtypi amerikan pretendoi se Kina ka prodhuar COVID-19 në Institutin e Virologjisë në Wuhan i cili është qyteti ku u shfaq virusi për herë të parë.
Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar qeverinë e Kinës se nuk ka mundur të menaxhojë mirë pandeminë dhe gjithashtu pretendoi se në Kinë janë shënuar më shumë vdekje se sa në SHBA.
Ndërsa Kryeprokuroria e shtetit federal Missouri në SHBA paditi në gjykatë qeverinë kineze dhe Partinë Komuniste të Kinës me arsyetimin se “ka fshehur informacione, ka arrestuar denoncuesit dhe ka mohuar natyrën infektive të virusit”.
Papa: Nuk është në interesin tim të debatoj me Trump
Kosova në disavantazh pas pjesës së parë ndaj Bullgarisë
Përleshje mes tre personave në Ferizaj, policia sekuestron n...
Ngjarje e rëndë në Itali – Shqiptari vret ish-gruan, partner...
Armatimi i gjetur në Zubin Potok, Policia jep detaje se çfar...
Aksion policor në veri, Sveçla publikon pamje nga vendngjarj...