Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka kundërshtuar shefin e tij, kryeministrin në detyrë të vendit, Albin Kurti, për qëndrimin e tij se qeveria aktuale e vendit u rrëzua nga Shtetet e Bashkuara të Ameirkës.
Konjufca ka vlerësuar se është gabim të thuhet që SHBA’ja, apo i dërguari i posaçëm i saj për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e rrëzuan Qeverinë Kurti.

“Ne mund të themi që emisari i presidentit Trump nuk është i kënaqur me reciprocitetin, por unë nuk mund të them që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si shtet, e kanë rrëzuar qeverinë e Kosovës. Është gabim”, ka deklaruar Konjufca në Rtv Dukagjini.
“Mund ta ketë rrëzuar emisari. Por, mendoj, edhe kur të thuash e ka rrëzuar emisari, duhet ta vësh një fusnotë. Fusnota është kështu: Për shkak se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka interpretuar ashtu”, është shprehur ai. /expres/
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...