Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka komentuar deklaratën e shumëpërfolur të këshilltarit të Kurtit, Shkëlzen Gashit për UÇK-në.
Konjufca, në RTV Dukagjini ka thënë se vendimi për Gashin i takon kryeministrit Kurti, por sipas tij nuk pajtohet me ato deklarata.
“Nuk pajtohem me Gashin. Ai është plotësisht gabim. Bile ka gabuar rëndë. UÇK-ja nuk ka bërë krime…Për UÇK-në askush nuk ka mundur të argumentojë se struktura komanduese e saj ka bërë krime”.
Konjufca ka thënë se deklarata e Gashit është huqje dhe se ai nuk do ta pranonte në kabinet të tij një këshilltar të tillë.
“Me Gashin nuk jam pajtuar për këto deklarata as në vitin 2002”, tha Glauk Konjufca.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës