Bilanci i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 19.506, pasi në 24 orët e fundit janë regjistruar 684 viktima, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një deklarate të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të infektuarve me COVID-19 në Britani ka shkuar 143.464, pasi në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 5.386 raste.
Ndërkaq, vendi ka kryer 18.401 teste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të personave të testuar në 444.222, ndërsa së bashku me testet e përsëritura, shifra e plotë arrin në 612.031.
Numri më i madh i viktimave në Britani brenda një dite u regjistrua më 10 prill, me 980 të vdekur, ndërsa që atërherë shifra ka vazhduar të bie gradualisht.
Qeveria britanike në etapën e parë kishte paraparë përhapje të kontrolluar të virusit për “fitimin e imunitetit kolektiv”. Ajo u tërhoq nga ky plan pas raportimeve dhe shqetësimeve se numri i të vdekurve mund të shkojë në mbi 300 mijë.
Vendi më 23 mars kufizoi daljen e qytetarëve në rrugë dhe mbylli bizneset, me përjashtim të marketeve dhe farmacive.
Në Britani nga koronavirusi janë prekur edhe princi Charles më 25 mars, si dhe kryeministri Boris Johnson dhe ministri i Shëndetësisë Matt Hancock më 27 mars.
Boris Johnson u vendos në kujdes intensiv pas vazhdimit të simptomave, dhjetë ditë pas diagnostikimit me koronavirusin, ndërsa u lirua pas tri ditësh.
Ndërkaq, princi Charles dhe ministri Hancock u shëruan pa pasur nevojë për trajtim në spital.
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira