Nëna e Rita Orës, Vera Ora, tashmë është kthyer në një nga personazhet më të përfolura për shkak të profesionit të saj.
Ajo për momentin po shërben si mjeke e përgjitshme në Repartin e Emergjencës në NHS, duke marrë parasysh që reparte të tilla po përballen me një numër të madh rastesh me të infektuarit me coronavirus, shkruan “The Mirror”, transmeton portali arbresh.info
Mami e Rita Orës, Vera është copëtuar nga fakti se i sheh fëmijët e saj mes bllokimit mbarëkombëtar që i ka lënë asaj një “normalitet familjar” , shkruan The Mirror.
Psikiatrja e ndau këtë imazh me 77 mijë ndjekësit e saj në Instagram, duke shkruar në mbishkrimin e fotografisë: “Më mungon normaliteti i familjes”.

Fotografia e tregon Ritën si një adoleshente duke pozuar me motrën e saj më të madhe, Elenën dhe vëllain e vogël, Donin.
Kujtojmë se, ditë më parë, ajo dhe nëna e saj ishin gjithashtu në ballinën e Revistës “Hello”, ku Vera ka treguar për rëndësinë e shëndetit mendor në këto ditë të vështira, ndërsa Rita ka çmuar lart punën që po bëjnë të gjithë punëtorët e NHS. /arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...