Legjenda braziliane, Rivaldo ka thënë se mesfushori Philippe Coutinho, mund të rikthehet në formë të mirë nëse transferohet te Chelsea.
Coutinho gjatë kohës te Liverpool e tregoi talentin, mirëpo që nga transferimi te Barcelona nuk ka arritur të gjejë formën e duhur, transmeton portali arbresh.info.
Pasi dështoi te Barcelona, në verë Coutinho u huazua te Bayern Munich, mirëpo edhe aty nuk arriti të impresionoi.
27-vjeçari mbetet i lidhur me rikthimin në Premierë Ligë te Chelsea dhe Rivaldo beson se kjo është mundësi mjaftë e mirë.

“Duke parë Coutinho-n në vitet e fundit dhe se nuk ka arritur çfarë pritej, ende ka kohë për tu rikthyer dhe me besimin që ka lehtësisht mund të bëhet lojtari që ishte te Liverpool”.
“Vazhdon të jetë startues te Brazili dhe nuk ka qenë me fat te Barcelona ose Bayer, mirëpo kjo mund të ndryshojë me një klub të ri dhe besoj se do ishte mundësi e mirë që të rigjejë vetën te Chelsea”, theksoi ai.
Chelsea mbetet favoriti kryesor për Coutinho-n, mirëpo interesim kanë shprehur edhe Arsenal e Tottenham./arbresh.info.
Osmani pret ambasadorin britanik, diskutohet për zhvillimet ...
Zhegrova jep sinjal të fortë te Juventusi: Refuzon pushimin ...
I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 32-vjeçari në T...
Sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve: Sot do jetë dita më intens...
Zyrtari i lartë iranian kërcënon Trump: Ki kujdes që të mos ...
Haxhiu pret në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsion...