Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti do ta mbajë një konferencë për media pas pak.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti do të paraqitet në konferencë për media në oborrin e qeverisë në ora 20:30.
Kjo konferencë e Kurtit vjen pasi presidenti Hashim Thaçi, pas takimit me partitë politike vendosi që të vazhdojë rrugën për formimin e qeverisë së re dhe të mos i shpallë zgjedhjet e parakohshme.
Thaçi ka thënë se nuk do të ketë shpërndarje të Kuvendit dhe zgjedhje të reja, siç kërkoi Lëvizja Vetëvendosje, por do të formohet një qeveri e re, ashtu siç kërkuan në takim të gjitha partitë tjera.
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore