Akoma pa u konkretizuar një koalicion bashkëqeverisës ndërmjet LDK-së e AAK-së, deputeti i kësaj të parës, Haxhi Avdyli ka kritikuar partnerin e mundshëm të partisë së tij.
Në një postim në Facebook, Avdyli ka publikuar prioritetet me të cilat AAK-ja ka thënë se dëshiron të qeverisë me LDK-në.
“Prioritetet e AAK-se për qeverisjen me LDK-në: Asnjë fjalë për taksën 100%, 3 autostrada, mundësisht kah livadhet e veta, Riperseritja e premtimit per korrigjim te demarkacionit qe e votuan vetë, Sllogane bajate”, ka shkruar ai si përshkrim të kërkesave që ka pasur AAK-ja për programin e përbashkët.
“Asnjë fjalë për programin e përbashkët qeveritar e cila si duket sështë diskutuar fare. Asnjë fjalë per luftimin e pandemisë. Asnjë fjalë per krizën ekonomike ,as për punesim, e zhvillim ekonomik”.
Avdyli ishte një nga tre deputetët e LDK-së që votuan kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti.
Sot në një takim të presidentit Hashim Thaçi me krerët e partive politike, i pari i vendit deklaroi se do “t’ia japë mandatin cilësdo parti apo koalicion që dëshmon se e ka shumicën në Kuvend për të formuar qeverinë e re”, pa shkuar në zgjedhje.
Pas takimit, kreu i LDK-së, Isa Mustafa deklaroi se janë të bindur që kanë shumicën e votave në Kuvend për të qeverisur me vendin.
Azemi: Punëtorët teknik dhe fizik të Prishtinës kërkojnë pag...
“Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, Trump kërcënon sër...
Luftohet për play-off dhe mbijetesë, nesër tri përballje të ...
Protesta për Gjuhën Shqipe: E drejta në anën e studentëve me...
Djali i Trumpit arrin në Republikën Serbe – pritet nga djali...
Enrique: Vitin e kaluar të gjithë mendonin se Liverpooli ish...