Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do t’i pezullojë aplikimet e shtetasve të huaj për qëndrim të përhershëm në SHBA, për shkak të pandemisë së koronavirusit.Trumpi tha se kjo masë do t’i mbrojë vendet e punës për amerikanët.
Nuk është e qartë ende se sa efektive do të jetë ajo, pasi shumica e shërbimeve të vizave tashmë janë pezulluar për shkak të koronavirusit.
Kritikët thonë se Trumpi po përpiqet të tërheqë vëmendjen nga përgjigjja e tij ndaj pandemisë.
Shtetet e Bashkuara kanë mbi 45,000 viktima.Demokratët po ashtu e akuzojnë administratën se e shfrytëzon pandeminë për të goditur imigrimin.
Kjo çështje, për kohë të gjatë, ka qenë temë e fuqishme e fushatës së Trumpit, i cili vjen nga radhët e Partisë Republikane, por ajo ka dalë në plan të dytë gjatë krizës me koronavirus, transmeton REL.
Trump i tha se urdhri ekzekutiv me vendimin ka gjasa të nënshkruhet të mërkurën.
Më shumë se 20 milionë amerikanë kanë humbur punën, për shkak të masave të izolimit nga pandemia e koronavirusit.Trumpi tha se Qeveria e tij ka një “detyrë serioze” për të siguruar rikthimin e punës për ta.22 prill 2020, 09:08.
Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm, defekt i rëndë në lin...
Tajvani goditet nga një tërmet i fuqishëm 7.0 ballë
PDK përmbyllë fushatën, Hamza premton rritje pagash e pensio...
Kurti mbyll fushatën në Prishtinë: Mos lëshoni pe për siguri...
KESCO me thirrje për kursim të rrymës
Ky është orari i konferencave të KQZ-së për zgjedhjet nesërm...