PSG është i interesuar për mbrojtësin e Milan-it, Theo Hernandez.
22-vjeçari u transferua në verë te Milan për 20 milionë euro, por këtë sezon ka qenë sensacional duke shënuar gjashtë gola dhe bërë dy asistime, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Le10 Sport, këto paraqitje kanë bërë që të fitojë vëmendjen e drejtorit sportiv të “Parisienëve”, Leonardo.

Ka raportime se Milan do e shesë Hernandez nëse paguhet vlera e 40 milionë euro.
Thuhet se ky transferim i pëlqen edhe lojtarit sepse të jetë në skuadrën e PSG-së do i ndihmojë të jetë në Kombëtaren e Francës, me të cilën ende nuk ka bërë ndonjë paraqitje./arbresh.info.
Hoxha: Anëtarësimi në BE, rrugë konkrete modernizimi për ven...
Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë
U.D. Presidentja Albulena Haxhiu nesër viziton tri fshatra t...
Ylli i Bilbaos në “radarin” e Liverpoolit
BE lehtëson rregullat për ndihmat shtetërore, unioni, subven...
Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-...