Sot është formalizuar marrëveshja për grante shkollore përmes së cilës tri shkolla të mesme të ulëta në Komunën e Mitrovicës (SHFMU “Fazli Grajçevci”, SHFMU “Ismail Qemaili”, dhe SHFMU “Anton Zako Çajupi”) përfitojnë grante shkollore në vlerë të përgjithshme prej 37,577 € nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), transmeton arbresh.info.
Kjo përzgjedhje është bërë nga MASHTI pas aplikimit të shkollave për të përfituar mbështetje financiare nga Marrëveshja për Grante Zhvillimore në mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Botërore, IDA (Asociacioni për Zhvillim Ndërkombëtar) për Projektin për përmirësimin e sistemit arsimor në Kosovë (ESIP).
Me këtë rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka falënderuar MASHTI-n, Bankën Botërore dhe organizatat tjera të përfshira në këtë projekt për mbështetjen e tyre, për përmirësimin dhe avancimin e infrastrukturës mjedisore shkollore, dhe në të njëjtën kohë ka përgëzuar të gjithë stafin arsimor, mësimdhënësit e nxënësit në Komunën e Mitrovicës për përkushtimin e vazhdueshëm të tyre në zbatim të mësimit në distancë në këtë kohë pandemie./arbresh.info/
Reshje shiu dhe ulje temperaturash të martën
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...