Paul Pogba “mund të bëjë absolutisht gjithçka” dhe krenohet me shumë tipare sikur të Steven Gerrard legjendës së Liverpoolit, pretendon ikona e Manchester Unitedit Paul Scholes.
Francezi është lënë në hijen e kritikave, pas kthimit në Angli për 100 milionë euro në vitin 2016.
Në vend që të bëhej një lojtar kyç i skuadrës, Pogba është njohur më shumë si figurë përçarëse brenda dhomes së zhveshjes së Djajve të Kuq, transmeton lajmi.net.
Scholes i tha faqes zyrtare të United: “Kam luajtur pak me Paul dhe të gjithë e dinë talentin që ai ka”.
“Ai ka shkëlqyer për Juventusin, shkëlqeu për Francën në Kupën e Botës dhe me të vërtetë i mirë edhe në kohët këtu [në United] gjithashtu”.
“Ai mund të bëjë gjithçka si një lojtar në mesfushë dhe ju ndoshta do ta krahasonit atë me Steven Gerrard me ritmin, fuqinë, aftësinë. Ai mund të bëjë absolutisht gjithçka”, përfundoi anglezi.
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...