Pas shqetësimit që Oda e Afarizmit të Kosovës ka marrë për mos respektimin e rregullave për vendosjen e flamujve të origjinës në raftet e marketeve, kjo odë ka kërkuar nga Ministria e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike dhe Kryeinspektoratit të Tregut që të rritë kontrollin në markete në mënyrë që të mbrohen prodhimet vendore.
OAK thotë se, ankesat janë sidomos në lidhje me produktet e ardhura nga Serbia në Kosovë pas heqjes së taksës 100 për qind.
“OAK kërkon që prodhimet vendore te kenë një trjatim të merituar në markete dhe mos të diskriminohen. Në gjendjen në të cilën ndodhemi, Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për përkrahjen e prodhimit vendorë. Mbesim në pritje të një reagimi të juaj lidhur me këtë, duke shprehur gatishmërinë tonë për të ju ndihmuar”, thuhet në reagimin e OAK-ut.
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...