Princi Harry i Anglisë dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle, me maska dhe dorashka angazhohen si vullnetarë për t’iu çuar ushqim të sëmurëve në Los Angeles, SHBA. Kështu çifti i njohur i përkushtohet bamirësisë, bashkë me organizatën Project Angel Food, e cila merret me shpërndarjen e ushqimit për personat që vuajnë nga sëmundje kronike.
Ish Duka dhe dukesha e Sussex u filmuan nga një kamera sigurie, duke dorëzuar ushqimet për të izoluarit prej koronavirusit, në Los Angeles. Në pamjet e publikuara nga TMZ, tregohet për herë të parë fytyra e Harryt dhe Meghan qysh kur u transferuan në Los Angeles, ku thuhet se kanë blerë një vilë prej 14.5 milionë dollarë, e cila më parë ka qenë e Mel Gibson.
Kuvendi i Kosovës me 103 vota “për” miraton Ligjin për anëta...
Kush e kërcënon Serbinë?
Kuvendi miraton marrëveshjen për programin IPA 2020
Shtohet prania e policisë para Gjykatës Themelore, pas pak s...
Komuniteti egjiptian ofron kandidat konsensual për president...
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 30-vjeçari nga Kosova