Juventus është në kontakte me trajnerin e Real Madrid, Zinedine Zidane.
“Zonja e Vjetër” e sheh teknikun francez si pasuesi i duhur i Maurizio Sarri-t, që ka probleme me skuadrën, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Le10sport, Juventus është në bisedime me Zidane-n dhe do provojë ta sjellë në Torino, pasi thuhet se ky i fundit nuk është në lidhje të mira me presidentin, Florentino Perez.

Zidane ka kontratë me “Galaktikët” deri në vitin 2022, por nëse nuk arrin të fitojë ndonjë trofe këtë sezon, do shkarkohet.
Kandidati kryesor mbetet Juventus, klub për të cilin ka luajtur sa ishte lojtar në vitet 1996-2001./arbresh.info.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave