Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka dalë kundër ndihmës që Serbia i dha Kosovës me 1000 teste për koronavirusin.
Ai ka thënë se nuk do ta pranonte ndihmën Serbisë edhe sikur t’ia kishte ngjallur dy vëllezërit e vrarë në luftë.
“Edhe me m’i ngjallë vëllezërit s’ja kisha pranu ndihmën Serbisë. Vrasje e masakra që ndodhën ndër vite, s’guxojmë t’i kalojmë. Inati po m’vjen që malazezët refuzuan e Kosova e pranon ndihmën e gjakatarëve!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Testet e Serbisë erdhën pas komunikimit të dy ministrave të Shëndetësisë, Arben Vitisë dhe Zlatibor Lončar, që temë kishin parandalimin e përhapjes së koronavirusit në rajon. Komunikimi mes tyre u organizua në Ministria e Jashtme e Italisë.
SBASHK: Dalja në marsh është akt moral dhe qytetar
“Trafiku Urban” në Prishtinë hyn në grevë, kërkon përmirësim...
Kushtetuesja refuzon sërish Thaçin, tash për rastin e admini...
Edi Rama në takim me Papa Leonin XIV, një hap i rëndësishëm ...
Miratohet Buxheti i Prishtinës
Kryetari i Fushë Kosovës pret në takim qytetarët për të dëgj...