Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, duket se po e ndjen shumë mungesën e pushimeve në det.
Duke qëndruar në izolim, ajo po e shfrytëzon rastin të ndajë me fansat në rrjetet sociale fotografi dhe video të ndryshme nga e kaluara, shkruan portali arbresh.info
Meqenëse temperaturat këto ditë janë të larta, këngëtarja ka vendosur që të rrezitet në ballkonin e shtëpisë.
Madje, ajo kërkon sugjerime për krem dhe vaj plazhi, pasi duket se e ka marrë ‘seriozisht’ këtë punë.

“Dikush te me dergoje krem dhe vaj plazhi (per banjodiellin qe do bej nga ballkoni) Faleminderit”, ka shkruar ajo.
Më pastaj, ajo postoi fotografi, në të cilën shfaqi çadrën, peshqirin dhe jastëkun që i kishte vendosur në ballkon, duke improvizuar ‘plazhin’.

Enca përndryshe ashtu si çdo koleg tjetër, ka pezulluar të gjitha aktivitetet muzikore për shkak të pandemisë coronavirus./ arbresh.info/
Krerët e shtetit nderojnë heroizmin e Adem Jasharit në 18-vj...
Granit Xhaka uron pavarësinë e Kosovës: Liria është përgjegj...
Haradinaj uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Më 27 shkurt nis gjykimi i dytë ndaj Thaçit
Spiropali: Kosova sot është një realitet i pakthyeshëm
Dita e Pavarësisë – ky është plani i veçantë operativ i poli...