Kreu i Aleancës Kosovës e Re (AKR), Behgjet Pacolli ka përkujtuar sot 60 dëshmorët e rënë në luftën çlirimtare të Brigadës “153”.
Pacolli përmes Facebook, ka shkruar se guximi dhe sakrifica e tyre si të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbetet një frymëzim për rrugën tonë për ndërtimin e një shteti që nuk do të lejojë të përsëriten tmerret e së kaluarës, por e ardhmja jonë të ndërtohet më mirë, më e ndritshme dhe më e prosperuar për të gjithë.
Statusi i plotë:
Sot përkujtojmë heronjtë e Brigadës 153 të Zonës së Gollakut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Brigada “153” kishte 60 dëshmorë të rënë në luftën për çlirim.
Guximi dhe sakrifica e tyre si të gjithë ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbetet një frymëzim për rrugën tonë për ndërtimin e një shteti që nuk do të lejojë të përsëriten tmerret e së kaluarës, por e ardhmja jonë të ndërtohet më mirë, më e ndritshme dhe më e prosperuar për të gjithë. Nuk do ta harrojmë kurrë guximin e tyre, nuk do të harrojmë kurrë që ata sakrifikuan jetën që ne sot të jetojmë të lirë dhe në pavarësi. Nuk ka asnjë rast në histori si ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që pa asgjë morën armët kundër njërës prej ushtrive më të fuqishme në Evropë. Mbetet ende sot si ushtria më e suksesshme guerile në historinë botërore që bëri një aleancë me NATO-n. Sepse lufta jonë ishte në të njëjtat vlera si NATO për liri dhe kundër shtypjes
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj
Inteligjenca Artificiale ndihmon në identifikimin e gjurmëve...
Ja si ndikon pirja e ujit në tensionin e gjakut
Si ndihmon vitamina E në lëkurë dhe flokë?
Hapja e Lojërave Olimpike Dimërore, Rama: Flamuri kuqezi val...