
Mundësit Sumo të veshur me maska mbërrijnë në stacionin hekurudhor Shin Osaka në Osaka, Japoni perëndimore. Kyodo News përmes AP
Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka njoftuar qytetarët e vendit të tij se qeveria do t’u ndajë një ndihmë financiare në vlerë prej 854 euro, pavarësisht pasurisë që kanë.
Kjo, siç shpjegoi Abe, është pjesë e një ringjalljeje të ekonomisë, e cila është në rënie për shkak të përhapjes së koronavirusit, transmeton portal arbresh.info
Sipas të përditshmes japoneze, Mainici, vlerësohet se kjo ndihmë do t’i kushtojë qeverisë japonezë më shumë 12 bilion jen.
“Unë do t’ju kërkoj partive në pushtet që të konsiderojnë dhënien e ndihmës prej 100 mijë jenëve ( 854 euro) për të gjithë qytetarët japonezë”, tha Abe.

Plani i pagimit pritet të financohet nga emetimet e mëtejshme të obligacioneve.
Ministri i Financave, Taro Aso, më herët tha se qeveria shpreson që pagesa e ndihmës për qytetarët të fillojë që në muajin maj.
Masa e re përkon me vendimin e kryeministrit Abe për shtrirjen e gjendjes së jashtëzakonshme në 47 prefekturat, me qëllim parandalimin e përhapjes së epidemisë./arbresh.info/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...