Mbetjet e një litari të vjetër rreth 40 vjet të vjetër u gjetën në jug të Francës, duke dëshmuar ‘aftësinë njohëse të papritur’ të kohës parahistorike.
Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kombëtare Franceze për Kërkime Shkencore (CNRS), transmeton portal arbresh.info
Një ekip ndërkombëtar i ekseprtëve ka zbuluar këto mbetje në sitin parahistorik të Abri di Mara në departamentin e Ardèche në Francën e Jugut.
“Analiza mikroskopike zbuloi mbetjet e litarit që ishin të përdredhura, gjë që është dëshmi se është bërë nga veprimtaria njerëzore. Studimi ka zbuluar tre fije të përdredhura si një spango. Analiza shtesë zbuloi se spango ishte bërë nga celuloza”, thuhet në studim.
Ekspertët vlerësojnë se njerëzit parahistorikë e kanë përdorur litarin për një kuptim matematikor, si dhe për njohuri më të mirë të rritjes së pemëve.
Ata shtuan se litari përfaqëson dëshminë më të vjetër të teknologjisë së tekstilit. Ekspertët thonë se litari dëshmon, në kundërshtim me pikëpamjen e vendosur, se njerëzit në atë kohë nuk ishin më pak të përparuar teknologjikisht./arbresh.info/
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...