Prezantuesja dhe njëherësh këngëtarja, Luana Vjollca, e ka shfrytëzuar tejet mirë izolimin për të qëndruar afër familjes së saj.
Ajo është aktive në rrjetet sociale duke mbajtur të informuar fansat e saj për projektet e saja. Sa i përket stilit të saj, biondja cilësohet si njëra nga femrat me stil në skenën shqiptare, shpeshherë duke vënë në pah edhe linjat e saj trupore, shkruan portali arbresh.info
Së fundi, ajo postoi një fotografi, në të cilën shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër, teksa merr rreze dielli në terasën e shtëpisë së saj.
Ajo që të bie në sy janë flokët e saj, të cilat në realitet duken më ndryshe nga paraqitjet e tjera ku shfaqet me shtesa dhe të kuruara në detaje.

“Floku im i vërtetë ?
Kush tjetër po bën pak banjo-dielli në këto ditë?”, ka shkruar Luana.
Ndryshe, bukuroshja është përgatitur që të startojë me një emision të ri, por që u anulua përkohësisht për shkak të pandemisë koronavirus./arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë