Erling Haaland mund të përfundojë në Madrid pas përfundimit të këtij sezoni. Sulmuesi i ri norvegjez i Borussia Dortmundit shihet si pasardhës ideal i Karim Benzemas në “Santiago Bernabeu”
Real Madridi është duke e udhëhequr garën për sulmuesin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.
Për këtë siguron mediumi spanjoll “AS”, përcjell Gazeta Express.
Sulmuesi norvegjez ishte transferuar në Dortmund gjatë janarit nga Red Bull Salzburgu, ku kishte shkëlqyer në dy sezonet e fundit.
19 vjeçari impresionoi edhe në muajt e parë të eksperiencës gjermane.
Sidoqoftë, Haaland mund të përfundojë në “Santiago Bernabeu” pas vetëm gjysmë sezoni të kaluar tek Verdhezinjtë.
Haaland në Madrid shihet si pasardhës ideal i Karim Benzemas, i cili po shkon drejt viteve të fundit të eksperiencës madrilene.
Përfaqësuesi norvegjez do të ishte zgjidhje afatgjate për “Los Blancos”.
Interesim për sulmuesin e rrezikshëm ka shfaqur edhe Manchester Unitedi.
Dortmundi mund t’i kërkojë deri në 100 milionë euro për Haalandin.
Rexhbecaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë