Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar më një letër ministrit Glauk Konjufca dhe guvernatorit të BQK-së, Fehmi Mehmeti për të ngritur disa shqetësime, e të cilat konsiderojnë që është e domosdoshme që të rregullohen.
Çështja e parë, sipas OAK, ka të bëjë ekzekutimin e pagesave në google, ku nga Kosova nuk lejohet duke shkruajtur që “Google Play purchases are not supported in your country. Unfortunately you will not be able to complete purchases”.
“Problem me të cilin OAK u ballafaqua dje, ku iu pamundësua që të blejnë hapësirë shtesë në gmail, edhe pse Kosova posedon visa dhe master card një gjë e tillë nuk u lejua. Një çështje tjetër është tek vendosja e emrit të një qyteti, atëherë automatikisht vendoset psh. Prizren, Serbia e jo Kosova siç duhet të jetë. Gjithashtu nëse e përkthejmë në facebook një lajm apo tekst të caktuar nga gjuha shqipe apo ndonjë gjuhë tjetër, çdo kund ku figuron emri Kosovë apo Kosovo, ai përkthehet me automatizëm në Serbi”, thuhet në kërkesën e OAK-së.
“Duke e marrë parasysh ketë, OAK ka kërkuar që të merren parasysh këto problematika dhe institucionet relevante të bëjnë reagimin dhe rregullimin e këtyre pengesave, në mënyrë që barriera të tilla të eliminohen”, thuhet në komunikatë.
“Nuk dua të mbetem i zemëruar me të” – Endrick flet për rapo...
Familjarët e Liridona Ademajt të pranishëm në Gjykatë, pas p...
Hamza për presidentin: U kry ajo punë
Rënia e Leicester City: Nga mrekullia e titullit në Premier ...
Rizvanolli: Çmimi i energjisë në Kosovë, më i ulëti në rajon
Kurti për postin e presidentit: Opozita s’i ka votat as për ...