Vazhdojnë ndihmat e Turqisë për të mbështetur luftën kundër COVID-19, në vendet e prekura nga pandemia në mbarë botën.
Një avion ushtarak kargo i Turqisë është nisur nga Ankaraja për Somalinë me ndihma mjekësore kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).
Vazhdojnë ndihmat e Turqisë për të mbështetur luftën kundër COVID-19, në vendet e prekura nga pandemia në mbarë botën.
Në këtë drejtim, avioni ushtarak kargo A400M pasi u ngarkua me pajisje të ndihmës mjekësore të parapërgatitura nga Ministria e Shëndetësisë dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke, u nis drejt Somalisë nga aeroporti ushtarak Etimesgut në Ankara.
Turqia më parë ka dërguar ndihma mjekësore edhe për Britaninë e Madhe, Italinë, Spanjën, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Serbinë, Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën.
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...