Kurti bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi: Më mirë është të parandalohet sesa të shërohet

22:44 | 16 Prill 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, i ka dërguar mesazh qytetarëve të Kosovës, ku ka folur për masat e reja për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 në vend.

Kurti tha se këto masa i kemi shtuar për arsye se ky virus po paraqet rrezik për cdo njërin, shkruan arbresh.info

Po ashtu ai shtoi se këto masa nuk janë të tepruara, pasi që shteti Kosovës ka ekonomi dhe shëndetësi të dobët.

‘‘I kemi shtrënguar masat sepse virusi corona paraqet rrezik për cdo njërin por edhe për sistemet shëndetësore dhe për ekonomitë e vendeve të forta të botës e lëre më për këto si të tonat. Ne po e ndihmojmë ekonominë dhe po e ruajmë shëndetin‘‘, tha Kurti

“Në Kosovë janë më pak se 500 raste dhe dikush mendon se masat janë te tepruara, por mos harroni, ne kemi shëndetësi dhe ekonomi të dobët e s’rrezikojmë dot”, tha Kurti

Po ashtu Kurti përmedni edhe ndihmën e cila po vie nga Diaspora.

‘‘Diasporës i kemi bërë thirrje edhe mërgimtarët po ndihmojnë, bizneseve u kemi bërë thirrje edhe ato po ndihmojnë. Por që ta kalojmë situatën duhet të ndihmoj secili, ta shpëtojmë njëri tjetrin dhe ekonominë tonë e kjo kërkon bashkëpunimin tuaj duke respektuar e ybatuar masat dhe udhëzimet‘‘, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë i këshilloi qytetarët që të mos gjejnë alternativa zëvendësusese për masat e qeverisë apo udhzimet e mjekëve, por të qëndrojnë në shtëpi.

‘‘Ne nuk i kemi mbylur shkollat që fmijët të luajnë në fusha të lagjës, nuk i kemi mbyllur fakultetet që të dalim për piknik në natyrë, as nuk i kemi mbyllur restoranet dhe kafiteritë që të shkojmë mysafirë te njëri-tjetri nëpër shtëpi, oda e banesa.Ju nuk duhet të gjeni atlernativa zevendesuese për masat e qeverisë apo udhëzimet e mjekëve.  Qëndrimi në shtëpi është i detyrueshëm, kush nuk e respekton këtë masë e dëmton shëndetin e pleqve e të sëmurëve dhe ngarkon ekonominë dhe spitalet tonë‘‘, tha Kurti

Po ashtu Kurti bëri thirrje që të mos injorohet se cfarë po ndodhë në botë.

‘‘Nuk mund të injorojmë se cfarë po ndodhë në botë, nuk mund të injorojmë cmimin e shtjerjtë në jetë njerzish e në ekonomi që kanë paguar popujt e tjerë të cilët nuk e kanë marrë kërë sëmundje me seriozitetin e duhur‘‘, tha Kurti./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/225170985470191/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale