Ish legjenda e Barcelonës, Rivaldo ka këshilluar klubin të mos e transferojë sulmuesin e Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang dhe ta mbajë në skuadër, Antoine Griezmann.
Ka raportime të shumta se Griezmann do largohet në verë, ndërsa Aubameyang do transferohet në “Camp Nou”, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, Rivaldo ka thënë se nuk duhet ta shesin francezin dhe të transferojnë sulmuesin me prejardhje nga Gaboni.

“Në Itali, Griezmann do këtë probleme dhe mendoj se e ardhmja është në La Liga, ku është adaptuar dhe gati të tregojë kualitetin”.
“Barcelona duhet të jetë vetëm me e durueshme sa të fitojë besimin dhe do nis të luaj me personalitet”.
Ndërsa për Aubameyang, Rivaldo tha se është një ndër lojtarët më të mirë, por Barcelona duhet të kërkojë lojtar që mund të përshtatet në sistemin e Quique Setien.

“Barcelona gjithmonë sheh për lojtarët më të mirë dhe Aubameyang është një ndër ta”.
“Por, Barcelona duhet të studiojë sistemin dhe si luan në ndonjë skuadër tjetër. Duhet të pyesin nëse pranon trajneri dhe a ka vend për të në skuadër”, përfundoi ai.
Pos Aubameyang, Barcelona ka interesim për Lautaro Martinez dhe Pierre-Emerick Aubameyang./arbresh.info.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën