Legjenda braziliane, Rivaldo ka thënë se aventura e sulmuesit Ousmane Dembele, në stolin e Barcelonës ka marrë fund.
Dembele u transferua në vitin 2018 te Barcelona, por ka pësuar lëndime që e kanë mbajtur jashtë fushe për një kohë të gjatë, transmeton portali arbresh.info.
Edhe këtë sezon i ka ndodh e njëjta gjë, andaj ka bërë ta humbë tërë sezonin.
Rivaldo e ka këshilluar klubin e vjetër ta shesë francezin sepse kur të transferohen Neymar e Martinez, Dembele nuk do këtë vend në formacionin e parë.

“Ka nënshkruar para tri vite dhe ende nuk ka treguar sa vlen. Është e mundur që asnjëherë të mos e tregojë kualitetin në klub”.
“Vazhdon të jetë lojtar me potencial të madh, por mendoj se vera është mundësi që Barcelona ta shesë ose ta shkëmbejë”.
“Ka qenë i pafat me lëndimet. Barcelona duket se është e interesuar për Neymar dhe Lautaro Martinez, pra Dembele nuk do arrijë të jetë në ekipin e parë”.
“Barcelona ka nevojë për para. Për të nënshkruar me lojtarë të rinj, të tjerët duhet të largohen”, deklaroi ai.
Dembele ka bërë 74 paraqitje për Barcelonën duke shënuar 19 gola./arbresh.info.
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin