Demush Shasha nga Instituti Epik, ka kërkuar që zyrtarët e qeverisë që marrin paga mujore më të mëdha se 1000 euro, t’i zvogëlohet rroga për një kohë të caktuar, me qëllim të luftimit të pandemisë COVID-19, shkruan arbresh.info.
Sipas tij, kjo masë nuk do të zgjidhte të gjitha problemet e pandemisë, por do ishte mesazh i rëndësishëm i solidaritetit
“Messi, Qeveria e Zelandës së Re, Harvard, MTI, NBA, Anna Wintour – kanë një të përbashkët. Të gjithë këta kanë hequr dorë përkohësisht nga rroga mujore prej 20%-70%.
Mendoj se është e rrugës që çdo kush që merr pagë nga buxheti i Kosovës mbi 1,000 EURO të jetë subjekt i shkurtimit të përkohshëm të pagës me qëllim të luftimit të pandemisë dhe ofrimit të ndihmës grupeve më të cenueshme. Kjo mund të bëhet edhe me përshkallëzime të caktuara në nivele të ndryshme të rrogës.
Kjo masë nuk do të zgjidhte të gjitha problemet e pandemisë, por do ishte mesazh i rëndësishëm i solidaritetit në këto kohë të vështira.”, ka thënë Shasha/arbresh.info/
Vendimi i Kushtetueses, vjen reagimi nga Presidenca
Kusari-Lila: E rëndësishme që të ketë kompromis për zgjedhje...
Foda e Muriqi kërkojnë fitore: Jemi afër të bëjmë historinë
Haliti: Vendimi i Kushtetueses të zbatohet menjëherë, të arr...
Merz: Përfundimi i luftës me Iranin çelës për kontrollin e ç...
Murati pas vendimit të Kushtetueses: Vendi s’duhet të shkojë...