Maturantët dhe prindërit duhet të rrinë të qetë dhe të shfrytëzojnë këtë moment për të përvetësuar mësimet që ata kanë marrë deri në momentin e mbylljes së shkollës nga koronavirusi.
Ajo që është e sigurtë është se provimet e maturës, të cilat mbahen në qershor do të bëhen dhe ministria e Arsimit po përgatitet për dy skenare detajet e të cilës i bëri publike Zamira Gjini, drejtore e Përgjithshme e politikave në këtë ministri.
“Shkollat mund të hapen vetëm nëse vendosin organet kompetente dhe në kushte te distancimit social. Për ne është prioritet provimi i Maturës. Kemi ndërtuar disa skenarë pasi gjithçka varet nga varësia e situatës. Nëse situata do të përmirësohet dhe maturantët do të shkojnë në shkollë qoftë dhe dy javë ne do të kemi plan të veçantë si ato do të punojnë vetëm për provimet kombëtare. Edhe nëse situata do të qëndojnë në shtëpi kemi plan si do të kryhen provimet”, u shpreh në një intervistë me skype në TV Ora.
Drejtoresha e Përgjithshme e politikave në këtë ministri thotë se mësimin online po e ndjekin 97% e nxënësve dhe vetëm 10 mijë nxënës nuk mund të ndjekin këtë mësim online.
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës