Organizatorët e Festivalit të Filmit në Kanë janë duke kërkuar opsionet e mbajtjes së festivalit, në mes të pandemisë.
Planet për të mbajtur Festivalin e Filmit në Kanë janë rivlerësuar edhe një herë në mes të pandemisë globale të koronavirusit, shkruan CNN.
Në mars, organizatorët e festivalit njoftuan shtyrjen e tij, duke thënë se shpresat janë që të mbahej në fund të qershorit ose në fillim të korrikut.
Të martën, një deklaratë e postuar në faqen zyrtare të festivalit të Kanës, thoshte se plani nuk do të ecë më përpara, por organizatorët do të “eksplorojnë të gjitha mundësitë që lejojnë mbajtjen e festivalit të Kanës këtë vit, në një mënyrë ose një tjetër”, thuhet në njoftim.
Me fjalë të tjera, ata duan ta bëjnë atë të mundshëm.
“Kur të kalojë kriza shëndetësore, zgjidhja e së cilës mbetet përparësia e të gjithëve, ne do të duhet të ritheksojmë dhe të dëshmojmë rëndësinë e kinemasë dhe rolin që puna e tij, artistëve, profesionistëve, kinemasë dhe audienca e tyre, luajnë në jetën tonë.” vazhdon deklarata.
“Ne jemi të përkushtuar ndaj saj dhe dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që janë në anën tonë, zyrtarët publik (Qyteti i Kanës, Ministria e Kulturës, CNC), anëtarët e industrisë, si dhe partnerët tanë”.
Festivali ishte planifikuar fillimisht për 12-23 maj.
“Secili dhe të gjithë e dinë se shumë paqartësi ende mbretërojnë mbi situatën e shëndetit ndërkombëtar. Shpresojmë që të jemi në gjendje të komunikojmë menjëherë në lidhje me format që do të marrë ky edicion i Kanës”, përfundon deklarata.
Karateistja Vlera Qerimi afër medaljes së bronztë në Stambol...
Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi vijojnë javën e ardhshme
11 policë të lënduar e 23 të arrestuar nga protesta e PD’së ...
Reshje lokale shiu, pritet të ketë edhe intervale me diell –...
Gjermania arreston një person nën dyshimin se po planifikont...
Për çfarë flet filmi “Sinners” që mori më së shu...