Ka ardhur në spital me vetëm një simptomë: Skaneri ia ka treguar mushkëritë të shkatërruara! A është kjo shenjë e re e koronavirusit?
Tani shkencëtarët paralajmërojnë meshkujt edhe për në një mundësi të rrallë të efekteve anësore të koronavirusit!
Hulumtuesit e Shkollës së Mjekësisë në Harvard kanë paraqitur raportin mbi rastin e një 42-vjeçari (The American Journal of Emergency Medicine), i cili është testuar pozitiv me virus, pasi që në spital ka arritur me “dhembjen therëse” në testikuj.
Mjekët nuk kanë mundur të gjejnë asgjë të keqe në testikujt e tij, mirëpo skaneri ka treguar dëmtim në mushkëri.
Dy ditë më vonë, mashkullit i është diagnostikuar koronavirusi, shkruan Daily Mail Online, përcjell Telegrafi.
Ende mbetet e paqartë se a është e lidhur dhembja e tij në testikuj me koronavirusin, është e njohur që edhe viruset e tjerë ndikojnë në këtë pjesë të trupit të mashkullit.
Asllani: Ndonjëherë pasoj me sy mbyllur
Incident në Mitrovicën e Veriut: Një burrë goditet me gur në...
Vidhen dy armë në një shtëpi në Shtime
Sulmohet një mjeke në Drenas, arrestohet i dyshuari
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit