Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth rastit të plagosjes së avokatit kosovar, Gazmend Halilaj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi i ka thënë arbresh.info se dyshohet se dy persona e kanë sulmuar Halilajn, i cili ishte përleshur me të dyshuarit.
“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një rast në Drenas. Rastit i janë përgjigjur menjëherë njësitet relevante policore. Nga informatat e para të marra nga vendi i ngjarjes, dyshohet se dy persona ta kenë sulmuar ankuesin, i cili është lënduar nga përleshja me ta. Policia ende është duke e trajtuar rastin, përderisa në vendngjarje kanë gjetur dy gëzhoja të armës”, ka bërë të ditur Krasniqi./arbresh.info
Mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, shkak...
Elezi: Deri në orën 9:00, votuan 11.24% e votuesve të regjis...
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj