Legjenda e Barcelonës, Xavi është duke mbështetur rikthimin e Neymar nga PSG dhe ka thënë se është befasuar nga sulmuesi, Ansu Fati.
17-vjeçari ka shkëlqyer te Barcelona këtë sezon dhe kjo ka fituar vëmendjen e trajnerit të Al Sadd, transmeton portali arbresh.info.

“Janë lajme të mira për Barcelonën. Është nga akademia, tregon se janë duke punuar mirë. Është befasi e bukur për Barcelonën dhe futbollin spanjoll gjithashtu”, deklaroi ai.
Xavi gjithashtu dha mendimin e tij për mundësinë e rikthimit te Neymar në “Camp Nou”.

“Rikthimi i Neymar? Pse jo? Nuk kam dyshim për kualitetin e tij. Kam jetuar me të në dhomën e zhveshjes dhe mendoj se është person i mirë”.
“Ishte profesionist te Barcelona dhe ka bërë ndryshimin. Pastaj është edhe në jetën sociale, në të cilën nuk përfshihem. Por në fushë, është në top pesë lojtarët më të mirë në botë”, përfundoi ai.
Kujtojmë se Xavi muajin e kaluar deklaroi se është i gatshëm për tu bërë trajner i Barcelonës./arbresh.info.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...