Është vendosur zbutja e dënimeve të parashikuara në Kodin Penal të propozuara nga maxhoranca dhe që pritet të kalojnë në votim më 16 prill në parlament.
Bëhet fjalë për të gjithë ata persona që do të kapen në shkelje të karantinës e masave të tjera të vendosura në kushtet e krijuara nga koronavirusi. Vendimi për zbutjen e dënimeve është marrë sot nga mazhoranca në Komisionin e Ligjeve.
Kështu ulet dënimi për përhapjen e sëmundjeve infektive, nga 10 vjet në 5 burg. Por i vetmi dënim që mbetet është për ata persona që thyejnë masat dhe kjo ka pasojë me vdekje tek persona të tjerë, atëherë dënohet nga 10 deri 15 vjet burg.
Kush thyen rregullat e karantinës, nga gjobë deri në 3 vjet burg, ndërkohë që në propozim e parë parashikohej burg deri në 5 vjet dhe nuk ka qenë opsioni i gjobës.
Po kështu ulet dënimi për përhapjen e sëmundjeve infektive, nga 10 vite bëhet 5./TCH
Trump kërcënon sërish: Irani do të kalojë kohë shumë të keqe...
Dëmtohen shkronjat “UÇK” mbi Gurin e Shpum në Kaçanik, polic...
Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...