Numri i rasteve me koronavirusin e ri (COVID-19) në Izrael ka arritur në mbi 11.800, me 117 të vdekur, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi.
Në 24 orët e fundit, një person ka humbur jetën dhe 282 persona u testuan pozitivë ndaj COVID-19, duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve në 11.868, përfshirë 181 që janë në gjendje kritike.
Ndërkohë, të paktën 2.000 pacientë janë shëruar nga virusi deri më tani.
Qeveria e Izraelit ka ndërmarrë një numër hapash për të penguar përhapjen e virusit, duke përfshirë mbylljen e të gjitha institucioneve arsimore dhe ndalimin e tubimeve të më shumë se 10 personave në zona publike të hapura ose të mbyllura./AA
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...