Drejtori i Njësisë së Transportit dhe Trafikut pranë Bashkisë së Teheranit, Yusuf Hujjat, theksoi se për të ruajtur distancën sociale dhe zvogëluar rrezikun për t’u infektuar me COVID-19 duhet të preferohet biçikleta
Bashkia e Teheranit, kryeqyteti i Iranit, që është duke luftuar me koronavirusin e ri (COVID-19), për parandalimin e mëtutjeshëm të pandemisë, u rekomandoi qytetarëve që të përdorin biçikletë në raste të detyrueshme si mjet transporti.
Sipas Agjencisë së lajmeve të studentëve të Iranit (ISNA), Drejtori i Njësisë së Transportit dhe Trafikut pranë Bashkisë së Teheranit, Yusuf Hujjat, theksoi se për të ruajtur distancën sociale dhe zvogëluar rrezikun për t’u infektuar me COVID-19 duhet të preferohet biçikleta.
“Përdorimi i biçikletës mund të jetë metoda më e mirë personale e parandalimit dhe mbrojtjes nga COVID-19. Sepse biçiklistët jo vetëm që qëndrojnë automatikisht larg prej tjerëve, në të njëjtën kohë kanë më shumë fuqi mbrojtëse në krahasim me tjerët edhe nëse infektohen”, tha ai.
“Në ditët me koronavirus në raste të detyrueshme për transport të brendshëm duhet të përdoret biçikleta” shtoi zyrtari iranian.
COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.
Sipas shifrave zyrtare deri më tani në vend kanë humbur jetën 4.585 persona, ndërsa numri i të prekurve ka arritur në 73.303./AA
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Rugova, Presidenca organ...
20 vjet nga vdekja e presidentit historik, Ibrahim Rugova
Zhduket një helikopter turistik pranë një vullkani në Japoni
Moti sot kryesisht i vranët, priten edhe reshje bore
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...