Ylli i Manchester United, Juan Mata ka thënë se sulmuesi i Real Madrid, Eden Hazard është më i miri në histori së Premierë Ligës
Mata dhe Hazard ishin bashkëlojtarë te Chelsea dhe luajtën se bashku për disa sezone, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa belgu në sezonin 2014/15 fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të Premierë Ligës duke shënuar 85 gola për “Blutë”.
I pyetur se cili është lojtari më i miri që ka luajtur në kampionatin anglez, spanjolli tha për Hazard.

“Lojtari më i mirë në Premierë Ligë, me pëlqente të luaja me dhe kundër Eden Hazard”.
“Për mua, për shumë vite, ishte më i miri në ligë. Mund t’i fitonte ndeshjet vet. Jam mësuar të stërvitem me të dhe e di sa i mirë mund të jetë”.
“Ishte shumë i pafat te Real Madrid me disa lëndime, por jam i sigurt se do e tregojë nivelin kur të jetë në formë dhe kur nuk do jetë i lënduar”, deklaroi ai.
Mata këtë sezon është në formë të mirë me “Djajtë e Kuq”, me të cilët janë duke ‘luftuar’ për pozitën e katër në tabelë./arbresh.info.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...