Mesfushori i Arsenal, Aaron Ramsey ka thënë vetëm lëvdata për bashkëlojtarin, Cristiano Ronaldo.
Ramsey pas 11 viteve te Arsenal, u transferua në verë te Juventus dhe është duke kaluar në formë të mirë, pasi është ndihmë që ‘luftojnë’ për Seria A dhe Ligën e Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
Uellsiani ka thënë se portugezi është fitues dhe dëshiron të fitojë çdo ndeshje.

“Ronaldo shënon më së shumti në ndeshje. Është i pari që vjen në stërvitje dhe i fundit që largohet”.
“Është fitues, dëshiron të fitojë çdo ndeshje, çfarë do që të jetë, ai do jetë aty duke u praktikuar me gjuajtjet e lira ose ndonjë gjë kështu”.
“Është i pabesueshëm, është një ndër më të mirët në histori të lojës”, deklaroi ai.
Ronaldo këtë sezon është në formë të mrekullueshme ngase ka shënuar 22 gola në 21 ndeshje duke garuar me Immobile për Këpucën e Artë./arbresh.info.
Man City s’di të ndalet, gati 75 milionë euro për ylllin tje...
Moti në Shqipëri me kthjellime e vranësira kalimtare
Çështja e Presidentit, Kurti sot takohet me Abdixhikun
Si e kanë ndryshuar Rusinë katër vjet luftë në Ukrainë
Horoskopi, 23 shkurt 2026
Moti sot i vranët dhe intervale me diell