Një ndër trafikantët më të mëdhenj në Serbi ka humbur jetën nga koronavirusi. Mediet serbe raportojnë se është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm trafikanti Dragoslav Kosmajac, në Qendrën Klinike-Spitalore në Beograd.
Kosmajac ka qenë një ndër njerëzit më të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike, por mungesa e provova ka bërë që të mos dënohet në vendin e tij.
Emri i tij u bë i njohur për publikun kur në verën e vitit 2014, kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç, e quajti atë “trafikantin më të madh të drogës” dhe njoftoi arrestimin e tij.
Ministri i Brendshëm në Serbi, Nebojsa Stefanoviç, atëherë formoi një ekip special për të provuar lidhjen e Kosmajcit me krimin e organizuar, por dështuan.
Kosmajac u arrestua dhe pasuria e tij u konfiskua përkohësisht, megjithatë, policia dhe prokuroria nuk dolën me prova për rolin e tij në tregtinë e drogës. Në vend të kësaj, ai u akuzua për evazion fiskal./zhurnal/
Votimi i presidentit, PDK e shpalos qëndrimin në ora 13:15
SPAK dërgoi për gjykim tre punonjës të Policisë Rrugore, dy ...
Alarmi i IKSHKP: Energjetika përgjegjëse për 40% të emisione...
Rama: Prishtina pret Konferencën e Investitorëve Amerikanë 2...
Deputeti i LVV: Qytetarët duan të zgjidhet Presidenti, dekla...
Atletico Madrid dhe PSG në garë për yllin e Marseille