Gjithsej 110.005 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 1.795.630, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në gjithë botën ka kaluar në mbi 110 mijë, transmeton arbresh.info.
Gjithsej 110.005 viktima janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, ndërsa numri i rasteve ka shkuar në 1.795.630, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.
Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 20.580 viktima, ndërsa pas saj radhiten Italia me 19.468 viktima, Spanja me 16.972, Franca me 13.832, Britania me 9.875, Irani me 4.474 dhe Belgjika me 3.600 të vdekur nga COVID-19.
Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, janë konfirmuar 3.339 të vdekur.
Vendet e tjera me më së shumti viktima në botë janë Gjermania me 2.871, Holanda me 2.737, Brazili me 1.141, Turqia me 1.101 dhe Zvicra me 1.081 të vdekur.
Vendet e lartëpërmendura janë të vetmet që kanë tejkaluar shifrën 1 mijë me të vdekur si pasojë e pandemisë./AA
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë