Qytetarët e Prishtinës sot kanë nxituar të shkojnë nëpër markete.
Shkak i fluksit të madh që ndodhë në markete është furnizimi me produkte ushqimore për shkak të vetë-izolimit të cilit i është kërkuar qytetarëve nga pandemia e koronavirusit.

arbresh.info sot ka qëndruar në një marketet në Kosovë, ku ka parë nga afër numri e shtuar të konsumatorëve të cilët nxitojnë të bëjnë blerjet.
Egzon Karaqica, menaxher i pikës së Interex në një prononcim për portalin arbresh.info tha se sot ka pasur një numër të madh të qarkullimit ta qytetarëve për tu furnizuar me produkte ushqimore për shkak karantinimit.

Po ashtu Karaqinca tha se po mundohen t’i zbatojnë rregullat e qeverisë, si distanca, dezinfektimi, mbajtja e maskave mbrojtëse të punëtoreve.
Ndryshe kujtojmë se Prishtina ka hyrë në karantinë që nga mbrëmë për shkak të 20 rasteve të cilat rezultuan pozitiv me Covid-19 duke e çuar totalin në kryeqytet në 47./E.Haxhiu/arbresh.info/
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s