Ish-zyrtari i Agjencisë Antikorrupsion, Mefail Bajçinovci, i cili është bërë deputet i VV’së, ka treguat se si anëtarët e partisë s’merren me dhunë politike e sulme terroriste.
Këtë reagim e ka bërë kur ka reaguar ndaj një deklarate të një gazetari emrin e të cilit s’e ka përmendur.
“Në rrjedhën e këtij tentimi për të treguar filma me LVV’në, një kinëse gazetar në një televizion që shpërndanë propagandë me qera, tha një gjë shumë interesant, pak a shumë kështu: VETËVENDOSJE! na qenka ajo që ka marr fëmijë, pra të mitur, dhe i paska trajnuar ilegalisht për akte të paligjshme e të dhunës politike”, ka shkruar Bajçinovci.
Ky deputet ka provuar të bëjë një krahasim të ngjarjeve të kohës së Serbisë me kohën e tashme, kur edhe i përfshinin në propagandë.
“Natyrisht, secili në Kosovë e di që kjo është rrenë dhe nuk ja vlenë të flitet për vërtetësinë e saj. Por diçka tjetër më bën përshtypje në këtë deklaratë. Nga tregimet e prindërve të mi që i mbaj mend, ata tregonin se pas vitit 1981, UDB’ja, përveç vrasjeve, arrestimeve e përndjekjeve, ndaj shqiptarëve kishte nisur një fushatë të egër të propagandës. Thelbi i kësaj propagande ishte se si, siç thuhej atëherë në gjuhen e tyre, seperatistët shqiptar, po marrin fëmijë të shkollave fillore e të mesme e po i indoktrinojnë, trajnojnë e nxisin ne akte terroriste”, ka treguar ai.
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi sërish para gjykatës
Moti në Shqipëri me diell
Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Teheranit, ambasado...
Moti sot kryesisht me diell, temperatura deri në 18 gradë ce...
Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...